LAJMI I FUNDIT:

Athletic Bilbao ndal hovin e Real Madridit, Kylian Mbappe sërish fytyra tragjike e mbretërve

Athletic Bilbao ndal hovin e  Real Madridit, Kylian Mbappe sërish fytyra tragjike e mbretërve

Athletic Bilbao ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të të La Liga.

Baskët e nisën ndeshjen me një rast për gol nga Nico Williams, ndërsa mbretërit shënuan me Kylian Mbappe, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë, Inaki Williams tentoi të shënojë, por që Thibaut Cuutois ishte në vend.


Me të filluar pjesa e dytë, Alex Berenguer arriti të zhbllokojë ndeshjen, duke gjetur rrjetën për 1-0 në minutën e 53-të.

Real Madridi fitoi penallti në minutën e 67-të, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Kylian Mbappe, por goditja e tij u prit nga Julen Agirrezabala.

Shifrat u barazuan në minutën e 78-të, kur Jude Bellingham shënoi për 1-1.

Por epërsia e mbretërve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi që Gorka Guruzeta gjeti rrjetën për 2-1.

Gjyqtari në kohën shtesë akordoi edhe gjashtë minuta, që nuk i mjaftuan Real Madridit që të shmangte humbjen.

Me këtë humbje, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 33 pikë, katër më pak se Barcelona, ndërsa Athletic Bilbao tani ka 29 pikë në vendin e katërt. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori