LAJMI I FUNDIT:

Atentat ndaj shqiptarit në SHBA, e vranë dhe u larguan me shpejtësi

Atentat ndaj shqiptarit në SHBA, e vranë dhe u larguan me shpejtësi

Një 23 vjeçar shqiptar është vrarë New York  katër ditë më parë, ndërkohë që mediat vendase e kanë identifikuar vetëm ditën e sotme.

Viktima është Grei Frashëri, i cili mësohet se u qëllua me armë zjarri në Bay Ridge në Brooklyn.

Sipas mediave vendase në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen në rrugë.


Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe arsyet pse i riu është vrarë. /albeu.com/