Dinamikat dhe zhurma e madhe që ka krijuar Big Brother VIP Albania nuk e ka lënë indiferent as këngëtarin Butrint Imeri.

Artisti nga Kosova, i cili prej vitesh përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në BBVA, Kiara Tito, ka bërë një veprim të papritur ndaj saj.


Pas spektaklit të mbrëmshëm (e shtunë), Butrinti ka postuar një imazh të Kiarës në llogarinë e tij të Instagramit.

Screenshot 2023 01 15 081948 Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrinti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një 'emoji' kurore që ka kuptimin e një 'mbretëreshe'.

Veprimi i autorit të "Cigaren" vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

325608284 973174764087675 5614216654448427715 n 1 e1673767467800 Foto: Butrint Imeri/Instagram

Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.

Ndërkohë, historinë e dashurisë me Butrintin, Kiara e ka përmendur me disa prej banorëve.

785 0 5d768782a06c1 Foto: Instagram

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari 'ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar'.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë pak vëmendje nga ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses. /Telegrafi/

kiara luizi 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania