Poezi nga: Friedrich Holderlin
Përktheu: Kristë Shtufi
I lumtur n’lumin e heshtur kthehet kapiteni,
Nga ishujt e largët, ku të korrat e tij ka mbledhur;
Kështu edhe unë do të kthehesha tani në atdhe,
Sikur të kisha korrur të mira, sa pikëllim.
Ju brigje të dashura, që më rritët dikur,
A i shuani vallë vuajtjet e dashurisë, më premtoni,
Ju pyjet e rinisë sime, kur të vij
Në prehje përsëri?
Pranë përroit të freskët ku lojën e valëve vështroja
Pranë lumit ku anijet rrëshqitur pashë
Unë atje së shpejti do të jem; ju male të dashura,
që më mbrojtët dikur, të atdheut.
Kufijt e sigurt e të nderuar, të nënës shtëpi
Dhe përqafimet e dashura të motrave e vëllezërve,
Do t’i përshëndes së shpejti dhe ju më mbërtheni,
Që, si me fashë, të shërohet zemra ime.
Ju besnikët e mi! por e di, e di,
Dhimbja e dashurisë, kjo nuk do të më shërohet aq shpejt,
Këtë nuk do të ma këndojë asnjë ninullë, që me ngushëllim
Të vdekshmit e këndojnë, nga gjiri im.
Sepse ata që na japin hua zjarrin qiellor
Zotat, na dhurojnë edhe vuajtjet e shenjta,
Kështu që le të jetë kjo kështu. Unë, një bir i tokës
dukem; i bërë për të dashuruar, për të vuajtur i bërë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje