Atalanta e Berishës mposht Romën në Olimpico
Atalanta ka fituar ndaj Romës me rezultat 1-2 në Serie A.
Mysafirët befasuan me lojë të mirë dhe të sigurt dhe kështu ia shkaktuan klubit romak humbjen e katër sezonale.
Shansi i parë në ndeshje i takoi Stephan El Shaarawyt (12'), por Etrit Berisha bëri një pritje të mirë.

Minutat në vazhdim i takuan Atalantas, në minutën e 14 shënoi Andreas Cornelius dhe pesë minuta më vonë erdhi edhe Marten de Roon.
Mysafirët nga minuta e 45-të mbetën me një lojtar më pak pasi De Roon u përjashtua nga loja pas dy kartonë të verdhë.
Golin e vetëm për klubin nga kryeqyteti italian e shënoi Edin Dzeko në minutën 56-të.

Në vazhdim Alessandro Florenzi dhe El Shaarawy rrezikuan portën e Berishës, por nuk arritën të tundin rrjetën e shqiptarit.
Pas kësaj humbje Roma renditet në vendin e pestë me 39 pikë, kurse Atalanta dy pozita më poshtë me 30 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Olimpico është ndaj Interit, kurse Atalanta kundër Napolit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6cqftp






























