Ka përfunduar takimi mes Napolit dhe Atalantas në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat 1-2.

Kjo ishte sfida e dy shqiptarëve, pasi për vendasit nga fillimi deri në fund luajti mbrojtësi Elseid Hysaj, ndërsa për mysafirët portieri Etrit Berisha.


Por, në fund në fazën vazhdoi skuadra e këtij të fundit, kjo fal golave nga Timothy Castagne (50’) dhe Alejandro Gomez (81’).

Kurse golin e vetëm për napolitanët e shënoi Dries Mertens në minutën e 84.

Në gjysmëfinale Atalanta do të luajë ndaj Juventusit, kurse në anën tjetër Milani ndaj Lazios. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ck2rm