Qytetarët serbë gjendjen e përgjithshme të sigurisë në veri e vlerësojnë “të rëndë”, sidomos prej ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në pushtet. Ndërsa, analistët thonë se tashmë në këtë pjesë të vendit është arritur të krijohet një ambient tepër pozitiv, dhe situatën përshkruajnë situatën si të qetë, por të brishtë.
Një qytetar nga veriu i Mitrovicës që nuk deshi të identifikohej, tha për kp se prej ardhjes së kryeministrit Kurti gjendja e sigurisë në veri është “katastrofale”. Sipas tij, situata e qetë në veri nuk krijohet “duke drejtuar tytat e armëve të gjata ndaj popullatës serbe”.
“Situata e sigurisë në veri është katastrofale. Jo vetëm pas rastit të Banjskës, por prej qe Kurti ka ardhur në pushtet. Nuk mundet ai që në veri secilit t’ia drejtojë pushkën dhe të jetë situatë e mirë. Nëse këtu nuk është mirë, nuk do të jetë mirë as në pjesën jugore, këtu mirë, edhe atje do të jetë mirë. Pa pushkë duhet të jetë paqe dhe së bashku të jetojmë serbët e shqiptarët në Kosovë qysh kemi jetuar deri tani. Kjo tani në veri është katastrofë, sot katastrofë e vogël, nesër më e madhe dhe çdoherë e më shumë’, ka thënë ai.
Analisti Branisllav Kërstiq, theksoi se për gjashtë muajt e fundit nuk është shënuar asnjë incident ndëretnik në veri dhe se tashmë atje është krijuar një ambient tepër pozitiv. Ai ka bërë të ditur se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke kryer punët e tyre në mënyrë shumë korrekte dhe profesionale.
Kërstiq thotë se e vetmja gjë që iu pengon serbëve në veri janë punktet e kontrollit pothuajse në çdo dhjetë kilometra, andaj serbët në atë pjesë të Kosovës po ndihen sikur janë të arrestuar kolektivisht. Ai shton se është në pritje të hapjes së urës kryesore të Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve, ndërsa tha se qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.
“Tash kemi një atmosferë dhe ambient tepër pozitiv. Komunikacioni nëpër rrugë është më i sigurt, policia e komunikacionit është duke kryer në mënyrë korrekte obligimet e saj. Ende serbët e veriut e kanë ndjenjën se të gjithë janë të arrestuar, sepse në botë askund nuk ekzistojnë në çdo dhjetë kilometra bunkerët, patrullat, kontrollet, dhe kjo është diçka që i shqetëson qytetarët.
Por, nëse flasim për një të ardhme, jam i sigurt se nuk do të kemi tensione tepër serioze, për gjashtë muajt e fundit nuk kemi pasur asnjë incident ndëretnik, si dhe policia i ka shuar ata djelmosha dhe patriotë të rinj shqiptarë, të cilët kanë ardhur në veri për të provokuar. Jo, sepse policia në këtë drejtim tepër mirë dhe në mënyrë pozitive e ka zgjidhur këtë problem. Tani për tani jemi në pritje të hapjes së urës që është diçka normale dhe jam i sigurt se nuk kemi asnjë arsye për ndonjë shqetësim”, sqaroi analisti Kërstiq.
Në anën tjetër, Arben Dashevci, njohës i çështjes së sigurisë, situatën e përgjithshme e përshkruan të qetë, por të brishtë dhe me mundësi tensionimi. Ai nuk pret tensionim të situatës nga brenda, sepse siç tha, ka një vetëdijesim të madh të qytetarëve të përkatësisë serbe, por edhe shqiptare në këtë rast.
Në aspektin e jashtëm, shtoi ai, brishtësia, ose tentim eskalimi apo tensionimi i situatës, gjithmonë do të rrezikohen vetëm nga Serbia.
“Situata është e qetë, gjithmonë në aspektin e sigurisë po qëndron stadi i portokalltë që do të thotë është e brishtë me mundësi të tensionimit… Nuk ka më kush ta tensionojë Republikën e Kosovës në aspektin e brendshëm, sepse ka një vetëdijesim të hatashëm të qytetarëve të përkatësisë serbe dhe shqiptare në këtë rast, kurse në aspektin e jashtëm brishtësia, ose tentim eskalimi, tensionimi, gjithmonë do të na vijë vetëm nga Serbia.
Asgjë më nuk ka mundur të jetë e njëjtë pas 24 shtatorit, sepse pas kësaj gjërat në aspektin e sigurisë nuk ndryshojnë çdo muaj, por çdo ditë, duke pasur parasysh gjeopolitikën në Ukrainë, tentimin e Rusisë në Ballkan së bashku me aleatin e saj Serbinë, andaj Kosova po mbrohet shumë mirë, gjithmonë me aleatët tonë ndërkombëtarë, specifikisht me SHBA-të si aleati ynë i përjetshëm.
Gjatë nëntë muajve të fundit nuk kemi asnjë incident ndëretnik, mund të shkosh matanë urës së Ibrit të pish kafe ku të duash, të bësh tregti, gjithmonë pranë do ta kesh policinë e Kosovës, si në uniformë, rroba civile. Pra është një relaksim i paparë, sepse ata të cilët e kanë tensionuar situatën dhe që kanë qenë makthi i popullatës, nuk janë më në Republikën e Kosovës dhe nuk do të vijnë më kurrë… Pa asnjë dyshim, qytetarët serbë, por edhe të komuniteteve tjera, kanë besim të plotë në policinë e Kosovës’, u shpreh Dashevci./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët