LAJMI I FUNDIT:

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca ka anuluar planet për një fabrikë të prodhimit të vaksinave prej 450 milionë paundëve (rreth 538 milionë euro) në Liverpool, duke fajësuar një shkurtim të fondeve nga qeveria.

Investimi, i shpallur vitin e kaluar në buxhetin pranveror të konservatorëve, varej nga një “marrëveshje reciproke” me Thesarin dhe palët e treta, u tha në atë kohë.

“Nuk do të vazhdojë më, sepse ministrat kanë ofruar më pak fonde se paraardhësit e tyre”, tha gjiganti farmaceutik.


Një zëdhënës i AstraZeneca tha: “Pas diskutimeve me qeverinë aktuale, ne nuk po ndjekim më investimin tonë të planifikuar në Speke”.

“Disa faktorë kanë ndikuar në këtë vendim, duke përfshirë kohën dhe uljen e ofertës përfundimtare në krahasim me propozimin e qeverisë së mëparshme”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se paratë do të kishin zgjeruar një vend ekzistues në Speke dhe u përshëndet në atë kohë si një “votë besimi” në Liverpool dhe sektorin e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i AstraZeneca tha se Speke “do të vazhdojë të prodhojë dhe furnizojë vaksinën e gripit, për pacientët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën”.

Ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se një “ndryshim në përbërjen e investimit” i propozuar nga AstraZeneca “kishte çuar në një ofertë të reduktuar granti qeveritar”.

Zëdhënësi shtoi: “I gjithë financimi i granteve të qeverisë duhet të tregojë vlerë për tatimpaguesit dhe për fat të keq, pavarësisht punës së gjerë nga zyrtarët e qeverisë, nuk ka qenë e mundur të arrihet një zgjidhje”.

Ndryshe, fabrika e re në Speke kishte për qëllim të përmirësonte gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për pandeminë.

Raportet se ajo ishte nën kërcënim dolën menjëherë pasi laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme, kur ministrat paralajmëruan për nevojën për të bërë shkurtime në projektet e infrastrukturës për të mbushur një “vrimë të zezë” prej 22 miliardë funtesh në financat publike.

Konfirmimi vjen pasi ish-sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se Mbretëria e Bashkuar duhej të përmirësonte aftësinë e saj të prodhimit të vaksinave si një pjesë “kritike” e përgatitjes për një pandemi të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori