LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin dhe Bentley më nuk do të marrin pjesë në Geneva Motor Show

Aston Martin dhe Bentley më nuk do të marrin pjesë në Geneva Motor Show

Duket se aktivitetet ku prezantohen makinat, më nuk janë aq të dëshirueshme

Anulimi i Geneva Motor Show për shkak të përhapjes së coronavirusit, ka shkaktuar pasoja të mëdha si te organizatorët ashtu edhe te pjesëmarrësit, transmeton Telegrafi.

Ky aktivitet nuk është shtyrë për më vonë, sikur kanë bërë disa organizime të ngjahsme ku shfaqen veturat, duke bërë që disa prej modeleve që ishin planifikuar të shfaqeshin aty, të prezantohen në mënyra tjera, kryesisht nëpërmjet internetit.


Mirëpo, megjithëse do të zhvillohet sërish gjatë vitit që vjen, disa prodhues të makinave, nuk pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.

Sikur Lamborghini, Ford, Maserati, Nissan, Infiniti dhe Volvo që më nuk do të jetë pjesë e Geneva Motor Show, mos pjesëmarrjen e kanë bërë të ditur edhe Aston Martin dhe Bentley.

Për këta dy prodhues, pjesëmarrja në këtë aktivitet po konsiderohet shumë i kushtueshëm, derisa reklamimi nuk po e arrin nivelin e kërkuar, aq sa mund të ofrojnë ata vet.

Zyrtari më i lartë në Bentley, Adrian Hallmark ka thënë se nuk është e domosdoshme pjesëmarrja në Geneva Motor Show, derisa të njejtin mendim e ka pasur edhe drejtori i përgjithshëm në Aston Martin, Andy Palmer që ka siguruar se nuk do të merr pjesë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Auto
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Auto
Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Auto
Kalo në kategori