Përmes një konference për shtyp, asociacioni qytetar ''Most'', ka shpallur qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ''Most'', Qeveria dhe institucionet përkatëse nuk kanë krijuar kushte për mbajten e zgjedhjeve të besueshme, duke theksuar se lista zgjedhore nuk reflekton besueshmëri.


Më tej, ''Most'' thotë se shumica në KSHZ duhet të jenë të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha kur puna e tyre do të verifikohet./Telegrafi/