LAJMI I FUNDIT:

Asnjë kompani nuk interesohet ta riparojë veturën e ish-presidentit Rugova, anulohet tenderi

Asnjë kompani nuk interesohet ta riparojë veturën e ish-presidentit Rugova, anulohet tenderi

Ndonëse Presidenca inicioi procedurë për të riparuar veturën historike “Chevrolet”, të ish-presidentit Rugova, asnjë kompani nuk u interesua të riparojë atë.

Më 8 dhjetor të vitit që shkoi, Presidenca kishte iniciuar tender me qëllim të riparimit dhe përgatitjes teknike të automjetit historik “Choverlet” për aktivitete cermoniale.

Për servisimin e këtij automjeti Presidenca kishte parashikuar të nënshkruante kontratë në vlerë deri 9,900 euro.


Për tenderin me titull “Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale të aktivitetit të prokurimit për arsyes që nuk ka oferta”- koutimi i çmimit ishte lloji i procedurës së prokurimit i përdorur në këtë aktivitet, ndërsa si kriter ishte vendosur çmimi më i ulët.

Mirëpo ky tender u anulu, sipas njoftimit, Presidenca në cilësinë e autoritetit kontraktues kishte vendosur të anuloj këtë tender në mungesë të ofertave.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës anulon aktivitetin e prokurimit ‘Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale të aktivitetit të prokurimit për arsyes që nuk ka oferta”- njofton Presidenca.

Ndryshe, në homazhe para varrit të ish-presidentit Rugova më 23 maj 2020, Vjosa Osmani në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, atëherë kishte thënë se veturat e ish-presidentit Rugova do të ruhet nën mbrojtjen shtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori