Asnjë farmacist nuk do t’jua pranojë: Ky është i vetmi ilaç i vërtetë për eshtra!
Ndihmon edhe te sëmundjet e gjëndrave tiroide, gastriti, i thati dhe pastron gjakun.
Kalciumi ka funksione të shumta të rëndësishme në punën e organizmit. Pos që krijon masën eshtërore dhe pengon osteoporozën, kalciumi normalizon punën e nervave dhe muskujve, rregullon të rrahurat e zemrës, nxit gjumin…
Gjithashtu është i rëndësishëm edhe për punën e qelizave imunologjike, si edhe për lëkurë dhe flokë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Janë faktorë të shumtë të cilët nxjerrin kalciumin nga organizmi, pra ata janë, para së gjithash, qëndrimi i gjatë ulur, kafja, alkooli dhe pijet e gazuara.
Mungesë kalciumi posaçërisht kanë shtatzënat dhe femrat në menopauzë, meshkujt e moshuar si edhe personat të cilët vuajnë nga çrregullimet e metabolizmit.
Lëvozhgat e vezëve përmbajnë 90 për qind kalcium dhe janë burimi më i mirë natyral i këtij minerali. Trupi lehtë e absorbon, sepse lëvozhgat e vezëve, sipas përbërjes kimike, janë pothuajse identike me eshtrat dhe dhëmbët e njerëzve.
Në doza më të mëdha jo vetëm që shëron simptomat e mungesës së kalciumit dhe pengon zhvillimin e osteoporozës, por ndihmon edhe kundër kolesterinës së lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjithashtu nxit edhe palcën eshtërore të prodhojë qeliza të gjakut.
Veç kësaj, lëvozhgat e vezëve përmbajnë hekur, bakër, mangan, zink, flour, fosfor, krom dhe molibden. Për këtë shkak shumica e ekspertëve rekomandojnë bluarjen e lëvozhgave të vezëve si shtesë natyrale dhe shumë të suksesshme të kalciumit.
Varësisht nga mosha e personave, doza e rekomanduar ditore është 1,5 deri në 3 gramë të lëvozhgave të bluara të vezëve.
Si aplikohen lëvozhgat e vezëve për shërimin sëmundjeve të ndryshme:
Gjëndrat tiroide
Lëvozhgat e tetë vezëve lahen mirë, thahen, shtypen, u hidhet lëng i dy limonëve dhe lihen në frigorifer disa ditë. Kur lëvozhgat shkrihen, kullojeni lëngun dhe përzieni me një litër raki dhe një kilogram mjaltë. Lini të qëndrojnë shtatë ditë para se ta përdorni. Konsumohet nga një lugë, dy deri katër herë në ditë pas ushqimit.
Gastriti, i thati
Një lugë lëvozhga të bluara të vezëve përzieni me një lugë sheqer dhe me një lugë arre mushkati të bluar. Merrni 20 ditë, tri herë në ditë nga një lugë. Lëvozhga të bluara të vezëve sa mund të kapësh me majë thike përzieni me dy lugë lëng limoni. Kur të shkrihen lëvozhgat në lëng, shtoni një decilitër qumësht të ngrohtë. Merrni dy herë në ditë, në mëngjes në lukth të thatë dhe në mbrëmje para gjumi.
Për forcim të organizmit dhe pastrim të gjakut
Lëvozhgat e katër apo pesë vezëve lani mirë, shtypni dhe qitni në tri litra ujë. Ujin me lëvozhga ruajeni në frigorifer një javë dhe përdoreni si ujë të pijshëm. Në ditë merrni dy deri në tri gota me pak lëng limoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova