“Asnjë cent më shumë” – Protestuesit kërkojnë anulimin e vendimit për ngritjen e çmimit të energjisë

Grupi organizativ i protestës “Asnjë cent më shumë”, kanë protestuar sot me qëllim të anulimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ZRrE-së dhe Qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ata thanë se ky vendim është zhvatës dhe do t’i varfërojë qytetarët.
“Anulo Vendimin”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”,”S’paguaj edhe për veriun”, ishin disa nga shkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt Qeverisë, e ku më pas situata u tensionua në mes atyre dhe zyrëtarëve policor, në momentin që ata tentuan të hynë në oborrin e Qeverisë për ta lexuar fjalimin e tyre.
Pas akuzave e shtyrjeve nga ana e Policisë, anëtari i grupit organizativ të protestës, Denis Krasniqi, tha se me këtë vendim ZRrE dhe ekzekutivi po i dalin në mbrojtje të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).
“Ajo që pritej edhe ndodhi. ZRrE bashkë me Qeverinë i dolën në krahë një kompanie private si KEDS-i, e nuk i mbrojti interesat tona e bile edhe sot po mundohet t’i shtypë të drejtat tona. Qeveria u bë garanci e fitimit të KEDS-it duke i dhënë subvencione 100 milionë euro. E këto para po thotë që i kamë dhënë prej buxhetit, por buxheti a është i joni. Vendimi i ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritja e çmimit për të gjithë konsumatorët do të na varfërojë secilin prej nesh. Po rritet çmimi i rrymës, po rriten çmimet e produkteve ushqimore, po rritet çmimi i naftës e xhepat tonë vetëm po varfërohen. E ne sot i tregojmë Qeverisë, gjithashtu edhe zhvatësit kryesorë në rrjetin energjetik të Kosovës KEDS-it që ‘Asnjë cent më shumë nuk e keni prej nesh’”, tha ai”, tha ai.
Ndër të tjerash me këtë rritje të madhe të çmimeve në Kosovë, protestuesit bëjnë kërkesë te ZRrE që të anulojë vendimin për ngritje të çmimit të energjisë.
“Vendimi është marrë thellësisht i padrejtë dhe zhvatës, kjo është një tentativë tjetër për të na e faturuar ne qytetarëve pasurimin e bizneseve. Në këto kushte një numër i madh i papunësisë është në Kosovë, dhe rroga minimale është rreth 180 euro, si t’ia dalin familjet me 180 euro, plus me shtrenjtimin e të gjitha çmimeve. Ne këtu ia bëjmë me dije kryeministrit dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të fyejnë çdo person në Kosovë që rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë, secili prej nesh e dinë fare mirë se sa ka paguar dhe ka përfituar KEDS-i tërë këto vite…E kemi një kërkesë për ZRrE-në që është të anulohet vendimi për vendosjen e bllok tarifës dhe për rritjen e çmimit dhe e kemi një kërkesë edhe më të madhe për Qeverinë që të fillojë procesin për nacionalizimin e rrjetit energjetik të Kosovës. Kjo është zgjidhja më e qëndrueshme për furnizimin e drejtë me energji elektrike të gjithë ne pa dallim, duke përfshirë edhe Qeverinë”, tha ai.
Ndër të tjerash ata thanë se do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë