Askush nuk mund ta ndalë këtë Liverpool në Ligën Premier, fiton me spektakël ndaj Leicester dhe marshon drejt titullit
Liverpooli ka marr një fitore të madhe ndaj Leicester Cityt në kuadër të Ligës Premier, duke fituar si mysafir me rezultat 4-0.
Kjo fitore e afron drejt titullit kampion që prej shumë vitesh ëndërrohet nga tifozët e klubit.
Të besauarit e Jurgen Klopp e arritën fitore, duke dominuar nga fillimi deri në fund, por që golat e sigurisë erdhën në pjesën e dytë.
Liverpooli kishte disa raste deri sa erdhi te goli, por Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk ishin të saktë.

Por për ta pritur golin u desh një harkim i Trent Alexander-Arnold për Roberto Firminon që shënoi për 1-0 në minutën e 31.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me Leicesterin që nuk mund te bënte asgjë.

Në pjesën e dytë në momentin që Dhelprat u hapën pak, The Reds nuk i ndalën golat.
Në minutën e 72-të, Liverpooli mori një penallti, ku në gol e ktheu James Milner për 2-0.

Pas dy minutash dyshja Alexander-Arnold dhe Firmino, sërish në aksion me brazilianin që shënon një gol shumë të bukur për 3-0.
Në fund ishte radha e Alexander-Arnoldi cili mori një pasim nga Mane dhe e ktheu në gol në minutën 78-të për 4-0.

Pas këtij goli ra edhe loja, pasi Liverpooli e ruajti epërsinë.
Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 52 pikëve, pas 18 ndeshjeve, duke e lënë pas Leiceserin me 39 pikë, 13 më pak. /Telegrafi/






























