Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike, ku prej tyre 18,559 janë vetura nën 3.5 ton, ose 4.64 për qind më shumë sesa në vitin 2016, në këtë vit ishin regjistruar 260,291 vetura.
Kështu thuhet nga të dhënat e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, tremujori i katërt 2017’, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin, shkruan Telegrafi.
Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës ka 2 mijë e 43 kilometër rrugë, prej tyre 64 për qind janë rrugë rajonale, 31 për qind janë nacionale, ndërsa 5 për qind janë autoudhë.
Po ashtu, në vendin tonë ka gjithsej 333 kilometër binarë hekurudhorë për transport, ku në hekurudhat e Kosovës qarkullon një lokomotivë disel, e cila bart 10 vagonë për udhëtarë.
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 ishte 24 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar është një rritje për 7.7 për qind, ndërsa transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 55 mijë ton.
Sa i përket numrit të fluturimeve në këtë tremujor ka pasur 1,646 fluturime, që ishte një rritje prej 5 për qind, duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 5.90 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit