Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2018”.
Numri i lindjeve në Kosovë ka shënuar rënie. Brenda shtatë viteve, vendi ka shënuar 10 mijë lindje më pak.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2010 u regjistruan 33.966 lindje, e në vitin 2016 ishin 10 mijë më pak. Arsyet për rënie të natalitetit janë të ndryshme e një ndër to është puna e karriera. Andaj, pushimi i lehonisë dhe ai prindëror i kontribuon parandalimit të rënies së natalitetit.
Viti 2018
Të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave Administrative për vitin 2018, nga zyrat e gjendjeve civile ku janë grumbulluar gjithsej 29080 fleta statistikore për lindje DEM-1.
Këto të dhëna tregojnë se 22870 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë prej tyre lindje të gjalla janë 22761 kurse 109 janë lindje të vdekura, kurse lindjet qe kane ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6210 lindje.
Koeficienti i vitalitetit është 2.5 (raporti në mes të lindjeve të gjalla dhe vdekjeve të ndodhura në Kosovë). Koeficienti i maskulinitetit është 109. Koeficienti i lindjeve të vdekura(shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 4.8 promil(Lindjet në Kosovë). Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.
Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.9%, grup-moshat 30-34 vjeç me 25.9%, grup-moshat 20-24 vjeç me 19.6% dhe grup-moshat tjera përbëjnë 18.5% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2018, është 29 vjeç.
Fëmijën e parë e kanë lindur 37.4% e nënave, 32.0% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 19.9% nënave fëmijën e tretë e kështu me radhë.
Sipas peshës së fëmijët të lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499gr. apo 37.4%, 3500-3999 gr. 31.5%, 2500-2999 gr. 13.2% etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.
Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 40.8%, shkolla e lartë dhe fakulteti marrin pjesë me 27.8% shkolla fillore e kryer 24.2% , etj.
Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2018 për vajza ishte emri, Alea 118, Jara 97 etj, ndërsa për djem ishte emri Ajan 153, Amar 144 etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë