Nga: Katalin Cseh, anëtare hungareze e Parlamentit Evropian / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Është historik vendimi i liderëve evropianë për të hapur negociatat formale të anëtarësimit të Ukrainës në BE – ofron shpresë për popullin i cili guximshëm po e lufton agresionin rus dhe që po e sakrifikon jetën për një të ardhme evropiane. Marrëveshja shënon një kapitull të ri historik për BE-në. Por, ligjërisht kërkohej unanimiteti i 27 liderëve dhe kjo u bë e mundur vetëm kur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – që ka kërcënuar me bllokim të hapjes së bisedimeve me Ukrainën – u largua nga dhoma, duke abstenuar kështu në vend të përdorimit të vetos.
Fakti që 26 liderët e BE-së – përfshirë aleatët e supozuar të Orbanit – nënshkruan pavarësisht kundërshtimit të tij, vë në pah rëndësinë e këtij hapi historik. Megjithatë, kjo u njollos nga mjetet e diskutueshme përmes të cilave u arrit marrëveshja.
Në një marrëveshje shumë të dyshimtë që doli në prag të samitit, Komisioni Evropian kishte zhbllokuar 10.2 miliardë euro – një e treta e shumës së përgjithshme të ngrirë për Hungarinë, si ndëshkim për çmontimin e shtetit të së drejtës nga Orbani. Qeveria hungareze bëri reforma simbolike për të rivendosur pavarësinë e gjyqësorit, por ato janë shumë larg asaj që nevojitet.
Ishte një kapitullim ndaj taktikave të ndyra të shantazhit të Orbanit dhe minon besueshmërinë e BE-së për zbatimin e standardeve të sundimit të ligjit – të kërkuara nga anëtarësimi.
Derisa pranimi i Ukrainës në BE do të jetë proces i gjatë dhe që paraqet sfida të mëdha, këto gjëra janë të zbehta në krahasim me rëndësinë strategjike të një kombi evropian që i reziston rënies nën kontrollin e Vladimir Putinit. Për më tepër, përmbledhja e detajeve teknike të integrimit dhe gjetja e kompromiseve është në të vërtetë aspekti ku BE-ja shkëlqen.
Por, në vend që ta lidhin vendimin e tyre për Ukrainën me një strategji të fortë politike dhe të logjikshme ndaj Hungarisë, liderët evropianë kanë arritur ta dërgojnë një mesazh të përzier dhe shqetësues që e inkurajon mujsharjen e Orbanit.
Kjo e krijon një precedent të rrezikshëm: zhvatësit kthehen gjithmonë për të kërkuar më shumë. Cili është plani i veprimit i BE-së? A janë udhëheqësit të gatshëm të shpërndajnë shuma të mëdha parash dhe ta largojnë Orbanin nga dhoma sa herë që vjen një vendim unanim?
Fakti që vetëm disa orë pasi mungoi nga negociatat për anëtarësim Orbani gjithsesi e përdori veton për të bllokuar 50 miliardë euro financime për Ukrainën, flet për dredhitë për të cilat ai është i aftë. Procesi i anëtarësimit për çdo shtet të ri anëtar është i gjatë dhe kompleks dhe kërkon unanimitet në çdo hap të rrugës. Udhëheqësit e BE-së janë jashtëzakonisht naivë nëse besojnë se kanë siguruar mbështetje të qëndrueshme -në këmbim të parave të tyre. Orbani ka të ngjarë ta përsërisë këtë taktikë përsëri dhe përsëri, pasi e përdori Ukrainën për të zhbllokuar më shumë para për regjimin e vet.
Në BE, bashkëpunimi me mirëbesim është detyrim sipas traktateve të BE-së dhe ka një arsye të mirë për këtë. BE-ja thjesht do të shpërbëhej nëse të gjithë liderët do të përdornin kërcënime dhe zhvatje për t’ia dalë me të veten.
Është veçanërisht e dëmshme koha e koncesioneve të BE-së ndaj Orbanit, që përkon me “ligjin për mbrojtjen e sovranitetit” të Hungarisë – një legjislacion tronditës shtypës që kërcënon me burg gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, nëse marrin pjesë në programet e financimit ndërkombëtar. Qëllimi i tij i vetëm është të shtyp disidencën, të mbyll gojën e medias së pavarur dhe të shtyp partitë opozitare. Vendimi i komisionit praktikisht e vulos këtë ligj dhe nuk arrin të mbledh një grimcë solidariteti me zërat e mbetur të pavarur në Hungari.
Është gabim i rëndë dështimi i BE-së për të trajtuar shkeljet e Orbanit. Për Evropën ai ka vizion autoritar të ekstremit të djathtë dhe kërkon të riformësojë BE-në në këto linja. Me të djathtën ekstreme në rritje në të gjithë Evropën, Orbani për vitin 2024 e sheh fitoren e aleatëve të tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, gjë që nxitet nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Holandë.
Përpjekja e Orbani për të penguar Ukrainën, është gjithashtu pjesë e llogarive të brendshme politike: ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes kundër të huajve dhe pakicave, për të ndezur bazën e vet përpara zgjedhjeve. Nuk është shah gjashtëdimensional; është manual i vjetër dhe i keq që gjithmonë ka nevojë për një armik të ri – emigrantët, komunitetin LGBTQ, ose tani ukrainasit.
Është ironi e hidhur, por joefektiviteti i BE-së në adresimin e problemit të Orbanit pasqyron gabimet e kaluara të bëra me aleatin e Orbanit në Kremlin. Qeveritë e BE-së nuk arritën të ndërmarrin në kohë veprimet dhe të zbatojnë sanksionet e qëndrueshme kundër Putinit: projekti i gazsjellësit rus Nord Stream 2 e mori miratimin vetëm disa javë pasi Putin e pushtoi Krimenë. Modeli i paqësimit është i dukshëm. Orbani po mëson, ashtu si Putini, se veprimet e tij nuk kanë pasoja reale; paratë do të vazhdojnë të rrjedhin. Kjo dërgon një sinjal të rrezikshëm se edhe shkeljet më të rënda të parimeve demokratike do të mbeten të pandëshkuara.
Pazari i arritur me Orbanin minon parimet që supozohet se përforcojnë BE-në. Parlamenti Evropian, shpeshherë kampioni i vetëm i vlerave demokratike midis institucioneve të BE-së, po përgatitet për një luftë. Janë duke u zhvilluar përpjekjet për ta censuruar Komisionin Evropian, duke e mbajtur atë përgjegjës për dështimin për rolin e tij ligjor si mbrojtës i traktateve të BE-së. Ligjvënësit e Parlamentit evropian ishin arkitektët e “mekanizmit të sundimit të ligjit”, i cili i kushtëzon paratë e BE-së me respektimin e parimeve themeluese të BE-së (demokracia, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave themelore), dhe ne do të këmbëngulim të insistojmë vazhdimisht për këtë zbatim.
Nuk ka rrugëdalje: të djathtën ekstreme qytetarët evropianë duhet ta luftojnë në kutinë e votimit. Në të gjithë kontinentin, shumica progresive, liberale, pro-evropiane, duhen të mblidhet për të marrë çdo ulëse të vetme nga Orbani dhe nga aleatët e tij. E ardhmja e Evropës është në balancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë