ASHMAA: RTVM dhe radiot komerciale vitin e kaluar kanë realizuar më pak të ardhura
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale e përpunoi Analizën e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2019 sipas së cilës të ardhurat e tërësishme arrijnë 2.432,95 milion denarë dhe janë zvogëluar për 0,76% në lidhje me vitin paraprak. RTVM dhe radiot komerciale kanë realizuar më pak të ardhura se sa në vitin paraprak, televizionet komerciale i rritën të ardhurat e tërësishme. Rezultati financiar për gjithë industrinë është se me humbje kanë punuar edhe servisi publik dhe radiodifuzerët komercial.
Siç kumtoi ASHMAA, me analizën është përfshirë puna ekonomike e radiodifuzerëve në vitin 2019, gjegjësisht të dhënat për të ardhurat e tërësishme, pjesa e radiodifuzerëve në të ardhurat e tërësishme, struktura e të ardhurave, shpenzimet e tërësishme, pjesët në shpenzimet e tërësishme dhe struktura e shpenzimeve, rezultati i punës dhe numri mesatar i të punësuarve në marrëdhënie të rregullt pune, si dhe të dhënat e matjeve të publikut televiziv dhe të radios në vitin 2019.
Në fillim të vitit 2019, program kanë emituar 53 televizione komerciale, 67 radiostacione komerciale dhe tre radiostacione pa profit.
Lejet u ishin marrë gjithsej pesë radiodifuzerëve: televizionit satelitor TV Kanal 5, Plus 2, televizionet rajonale TV Skopje3 dhe TV K Tri4 (për shkak të mospagesës së kompensimit për leje në afatin e konfirmuar ligjor), televizioni lokal TV Hana5 (leja ka pushuar të vlejë me ligj, prejse ky televizion e njoftoi Agjencinë se e ka ndërprerë emitimin e programit) dhe 1TV6 e cila ka emituar program përmes rrjetit komunikues elektronik publik në nivel shtetëror (për shkak të mosplotësimit të kushteve kadrovike minimale).
Ishin ndarë gjithsej tre leje: TV KISS&Menada7 për emitim në nivel rajonal, RA Jon8 për emitim të radioprogramit në nivel shtetëror, dhe radio pa profit Marija-Ballagovest9 për emitim në nivel lokal.
Në fund të vitit të analizuar, përveç servisit publik program kanë emituar edhe 49 televizion dhe 72 radiostacione.
Të ardhurat e tërësishme në këtë industri kanë arritur 2.432,95 milion denarë. Prej tyre, 38% janë të ardhura nga servisi publik, 56% nga televizionet komerciale dhe 6% nga radiostacionet komerciale.
Në krahasim me vitin paraprak, të ardhurat e tërësishme janë zvogëluar për 0,76%.
RTVM dhe radiot komerciale kanë realizuar më pak të ardhura se sa vitin paraprak, televizionet komerciale i kanë rritur të ardhura e tërësishme.
Pjesa më e madhe e të ardhurave (1.392,58 milion denarë) ishin nga reklamat, 894 milion denarë nga të ardhurat me mjete të buxhetit shtetëror të transferuara në RTVM, ndërsa të tjerat 146,37 milion denarë të ardhura të realizuara në baza të ndryshme.
Të ardhurat e përbashkëta nga reklamimi kanë arritur 1.392,58 milion denarë. Gjithsej, gjegjësisht 90,95% nga kjo vlerë kanë realizuar televizionet komerciale, 8,12% radiostacionet komerciale, ndërsa vetëm 0,93% RTVM.
“Të ardhurat e tërësishme nga reklamimi janë më të larta se vitin paraprak, për shkak të reklamimit të paguar politik gjatë zgjedhjeve presidenciale. Pa këto vlera, të ardhurat e reklamimit vazhdojnë të zvogëlohen edhe këtë vit”, citohet në analizë.
Shpenzimet e tërësishme në industri kanë arritur 2.963,34 milion denarë, që është për 16,78% më shumë se sa në vitin paraprak.
Pjesa më e madhe e tyre janë bërë nga RTVM (49,13%, gjegjësisht 1.455,83 milion denarë) dhe nga televizionet komerciale (46,03% gjegjësisht 1.264,12 milion denarë). Të tjerat 4,84% janë shpenzimet e radiostacioneve komerciale (143,39 milion denarë).
Shpenzimet e RTVM-së ishin më të larta për 49,93% më të larta se sa në vitin paraprak, ndërsa shpenzimet e televizioneve komerciale dhe radiostacioneve nga viti në vit shënojnë rënie.
Në vitin 2019, për herë të parë në pesë vitet e fundit shpenzimet e RTVM-së i kanë tejkaluar shpenzimet e tërësishme të televizioneve komerciale.
Rezultati financiar nga puna e gjithë industrisë ka qenë humbje prej 534,80 milion denarë. Me humbje kanë punuar edhe servisi publik dhe radiodifuzerët komercial, qëndron në analizën e ASHMMA.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ja kush 52-vjeçari baba i dy fëmijëve
Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë
Reshje shiu të dendura në disa qarqe, Instituti i Gjeoshkencave: Në lartësitë mbi 900 metër bie borë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë