ASHAM 49-vjetorin e shënoi me konferencë për gjendjen në arsimin e lartë dhe në shkencë
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot e shënoi 49 -vjetorin e themelimit. Kryetari i saj Taki Fiti në ekspozenë e titulluar “Viti i përvojave të hidhura dhe shpresës” theksoi se viti 2016 dhe viti i kaluar 2015 do të mbahen në mend si vite mjaft të rënda, me tensione dhe sfida, por edhe me pritje, siç tha, vendi ta tejkalojë krizën serioze, shkruan Koha.mk
“Problemet para së cilave është drejtuar Republika e Maqedonisë nuk do të zgjidhen brenda natës. Ne presim organizim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe formimin e qeverisë politike me kapacitet të plotë të vendosjes, si dhe hyrje dhe supozim të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës. Megjithatë, siç kemi theksuar më shumë herë deri më tani, problemet të cilat tani janë në fokus të realitetit tonë do të kërkojnë reforma të mëdha, shumë njohuri, energji dhe vullnet politik për tejkalimin e tyre. Anëtarët e ASHAM, në bashkëpunim me potencialin shekncor të vendit dhe me ekspertët qeveritarë, me përkushtim do të punojnë për tejkalimin e sfidave të hapura me të cilat është ballfaquar shoqëria”, theksoi Fiti.
Për të kontribuuar në realizimin e këtyre qëllimeve, ASHAM sot organizoi konferencë shkencore me temë “Gjendjet dhe perspektivat e shkencës dhe arsimit të lartë në shekullin 21” pasi që, siç kumtoi kryetari i Akademisë, pikërisht kjo sferë në mënyrë dominuese e anticipoi të ardhmen e shoqërisë së Maqedonisë dhe perspektivat e saj afatgjate.
Në këtë kontekst është publikuar edhe Studim për gjendjet dhe sfidat e hapura në sferën e arsimit të lartë dhe shkencës, nga akademiku Vllado Kambovski, drejtues i Qendrës së ASHAM për hulumtime strategjike. SIpas Kambovskit, problemet në arsimin e lartë, shkencë, inovacione dhe zhvillim janë rezultat i realizimit jokonsekuent të Procesit të Bolonjës i cili, siç tha, është realizuar vetëm në disa elemente.
“Rezultat nga Procesi i Bolonjës ishte ajo që nevojitej, zgjerim i pritur i rrjetit të institucioneve të larta arsimore dhe ky është zgjeruar me mbi 24 universitete dhe mbi 130 fakultete me mbi 600 programe studimore që është sfera më vëllimore e arsimit të lartë, e cila nuk ekziston në shtetet më të zhvilluara”, tha Kambovski por, shtoi, hulumtimet dhe aplikacionet nuk janë zhvilluar në masë qasëse dhe shkenca dhe hulumtimet nuk janë pjesë integrale e sistemit tonë të arsimit të lartë.
Theksoi se duhet të sigurojë financim publik përkatës për shkencën pasi që ndarja është në nivelin konstant prej rreth 0,2 për qind të BPV-së, pavarësisht asaj se, siç tha, BPV nga vendosja e Procesit të Bolonjës është rritur për 30-40 për qind, ndërsa buxheti shtetëror është rritur dyfish.
Lidhur me zhvillimin teknologjik, shtoi Kambovski, shteti ka ndërmarrë aktivitete pozitive, në mesin e së cilave Strategjinë për zhvillimin e inovacioneve 2020 dhe infrastrukturës së krijuar. Por, tha ai, vërejtje e jona është se e gjithë kjo bëhet përsëri pa bashkimin midis tri sferave. “Dhe prandaj nuk mund t’i japë efektet e nevojshme”, shtoi ai.
Prof. dr. Ilija Acevski, i cili në konferencë foli për cilësinë e arsimit të lartë, deklaroi se ajo sot në Maqedoni ndodhet në udhëkryq në dy drejtime – apo të niset në drejtim të arsimit cilësor evropian apo, siç tha, edhe më tej të ballafaqohemi me problemet aktuale. Konsideron se hapja e më shumë universiteteve na çon drejt cilësisë.
Dr. Lubomir Gajdov theksoi se janë bërë reforma dhe transformime, por se nuk ka transmutacion apo zbatim të thelbit. Konsideron se reformat duhet t’i bëjë një ekip i madh transdisciplinar dhe si për shembull e theksoi Kroacinë ku në reformat karrikulare janë përfshirë 850 ekspertë. Sipas Gadovit, është e nevojshme të vendoset edhe filozofia në të gjitha nivelet në arsim – nga ai parashkollor deri te studimet e doktoraturës.
Në ekspozenë e ASHAM-it në vitet e fundit, kryetari Taki Fiti kumtoi se është në vijim realizimi i më shumë se 100 projekteve shkencoro-hulumtuese dhe artistike nga fusha të ndryshme, janë organizuar 30 tubime shkencore dhe veprimtari e pasur botuese, ndërsa një numër i madh i punimeve janë publikuar në revistat ndërkombëtare dhe revistat me impakt-faktor.
Ai e theksoi bashkëpunimin me akademitë fqinje, para se gjithash me Akademinë e Bullgarisë me të cilën ASHAM-i bashkëpunon në 30 projekte të përbashkëta. Sivjet ka filluar të realizohet programi me Akademinë Serbe, me të cilën janë paraparë 13 projekte dhe me Akademinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në shënimin e ditëlindjes së 49-të të ASHAM-it u nda edhe mirënjohja më e lartë e ASHAM-it – medalja “Bllazhe Koneski”. Fituesit e sivjetëm janë poetët Suad Engjuru nga Turqia (1950) dhe Dushan Novakoviq (1848) nga Serbia, dy me origjinë maqedonase. Ata merren me veprimtari përkthyese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025