LAJMI I FUNDIT:

ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj.

Ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fondamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.


Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Drejtësi
Kalo në kategori