LAJMI I FUNDIT:

ASH: Raporti i DASH për Maqedoninë e Veriut alarm serioz për mungesë të rezultateve

ASH: Raporti i DASH për Maqedoninë e Veriut alarm serioz për mungesë të rezultateve

Partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo parti thonë se raporti 2018 konfirmon se edhe përkundër disa reformave teknike dhe  ligjore të nisura nga qeveria Zaev, vendi vazhdon të përballet me problemet e trashëguara nga regjimi OBRM-PDUKM – BDI dhe të vazhduara nga pushteti aktual.

“Veçanërisht shqetësues sipas DASH mbetet korrupsioni i nivelit të lartë, me shumë raste të zyrtarëve të pushtetit të përfshirë në raste korruptive gjatë vitit që po e lëmë pas. Raporti gjithashtu veçon politizimin e gjyqësorit dhe financimin e tij të pamjaftueshëm si pengesat kryesore për një gjyqësor të pavarur dhe efektiv për të sjellë drejtësinë në vend”.


“Politizimi mbetet i përhapur në nivele shqetësuese edhe në administratën publike sipas qeverisë amerikane, e cila thekson se partitë e pushtetit kanë instaluar një sistem të patronazhit aktiv, përmes së cilit administrata përdoret për të shpërblyer dhe rehatuar militantët partiakë”, thonë nga ASH.

Departamenti i Shtetit: Masat e paraburgimit në Maqedoninë e Veriut shënojnë rënie
Lexo po ashtu Departamenti i Shtetit: Masat e paraburgimit në Maqedoninë e Veriut shënojnë rënie

Ata më tej shtojnë se edhe përkundër retorikës së pushtetit për një shoqëri për të gjithë, shumë sektorë të aparatit shtetëror vazhdojnë të përjashtojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera jo-maqedonase, veçanërisht ato të rendit dhe sigurisë të cilat vazhdojnë të mbeten mono-etnike.

“Ky raport i DASH, i cili vjen në vazhdën e shumë raporteve ndërkombëtare të cilat kanë sjellë po te njëjtat vlerësime, duhet të trajtohet si sinjal alarmi nga pushteti pasi që pikat më sipër janë saktësisht kushtet mbi të cilat krerët e BE-së do të vendosin mbi hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE”, theksojnë nga ASH.

Ata i bëjnë thirrje kryeministri Zaev se “duhet ta ketë të qartë se vendit i kanë mbetur më pak se tre muaj për të ndalur kapjen e shtetit dhe për t’u shkëputur njëherë e mirë nga praktikat e regjimit OBRM-PDUKM – BDI”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori