Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj njoftimeve për arratisjen e Nikolla Vojminovskit, i cili akuzohet për sulm ndaj liderit të kësaj partie Ziadin Sela, njofton Telegrafi Maqedoni
“Se Maqedonia po bëhet vendi i çudirave dhe aty ka gjithçka përveç drejtësisë dhe shtetit ligjor, flet edhe ikja e njërit nga sulmuesit e liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës, i dënuari me 13 vite burg për tentim vrasje Nikolla Vojminovski”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga atje thonë se Nikolla Vojminovski edhe pse i dënuar për veprën e rënde penale është lejuar të qëndrojë në paraburgim shtëpiak gjoja për arsye shëndetësore dhe në këtë mënyrë institucionet e shtetit dhe MPB po dorëzohen përballë kriminelëve dhe të korruptuarve!
“Këto ikje të koordinuara dhe të ndihmuara nga pushteti LSDM-BDI me ndihmën e MPB dhe Gjykatave të politizuara, pas Ligjit të Amnistisë dhe ikjes së Gruevskit, po vrasin edhe shpresën e fundit se në Maqedoni se mund të kthehet ndonjëherë drejtësia dhe se krimi në Maqedoni jo që nuk sanksionohet por shpesh herë po inkurajohet madje edhe po shpërblehet.
Arsyetimet boshe te udhëheqësve shtetëror që shpesh herë mundohen ta bartin përgjegjësinë herë të Gjykatat e herë të Prokuroria apo të Ministria e Brendshme, janë bërë refreni i përditshëm i Qeverisë LSDM-BDI dhe janë të pajustifikueshme për qytetarët dhe për Aleancën për Shqiptarët. Ky pushtet i cili lejon ikjen e një krimineli të dënuar me 13 vite burg, për tentim vrasje nuk mund ta mbrojë lirinë e askujt tjetër, sepse krimi dhe korrupsioni ka metastazuar thellë në mentalitetin politik të të gjitha qeverive duke përfshirë edhe këtë të fundit.
Ikja e fundit e Nikolla Vojminovksit, amnistia e te dënuarve tjerë për 27 Prillin, tregon se burgjet na qenkan të ndërtuar vetëm për shqiptarë dhe të dënuarit maqedonas o duhet të ikin o duhet të amnistohen sepse kështu e kërkon tradita e përhershme e sistemit të drejtësisë në Maqedoni, me standarde të dyfishta, një për maqedonasit dhe tjetër për shqiptarët”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.
Nga atje i bëjnë thirrje Qeverisë së RM-së, Ministrisë së Punëve të brendshme, Gjykatave dhe Prokurorisë, të bëjnë punën e tyre sipas ligjit, të sanksionojnë shkelësit e veprave penale, sepse në të kundërtën do të cilësohen si bashkëpunëtor të krimit dhe do të mbajnë përgjegjësi morale dhe penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit