ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka filluar

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj akuzave të partive opozitare shqiptare, se po e mbron kryeprokurorin Ljubomir Joveski.
Nga ASH thonë se akuzat e opozitës janë të pabaza dhe dëshmojnë vetëm se sa të painformuar janë edhe për procedurat edhe për rastin në fjalë.
“Me veprimet e fundit opozita po bën teatër komik duke dorëzuar interpelancë për një kryeprokuror të cilit tanimë i skadon mandati, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar informacion në Qeveri me çka zyrtarisht ka filluar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Për informim të opinionit, në vijim ju përcjellim procedurën dhe afatet për zgjedhjen e Prokurorit Publik sipas dispozitave ligjore të cilat duhet të respektohen: Procedura për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar në nenin 64 të Ligjit për prokurorinë publike. Neni 63 paragrafi 1 i këtij ligji përcakton se Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej gjashtë vjetësh me të drejtën për riemërimit”.
“Procedura për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon me shpalljen e emërimit. Konkretisht, në nenin 64 paragrafi 1 parashikohet që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në së paku dy gazeta ditore nga të cilat njëra nga gazetat që botohet në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, më së voni dy muaj para përfundimit të mandatit ose menjëherë pas zbrazjes së vendit. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i obliguar ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për skadimin e mandatit më së voni në afat prej tre muajve para skadimit të tij”, thonë nga ASH.
Më tej shtojnë se në paragrafin 3 është paraparë që Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzon mendim të arsyetuar pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur në konkurs të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin.
“Paragrafi 4 përcakton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dorëzon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozim për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kandidatët e paraqitur për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dhënë mendim pozitiv. Për kandidatin që do ta propozojë Qeveria për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj propozimit dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Nëse për shkaqe të arsyeshme Këshilli i Prokurorëve Publik, nuk i dorëzon mendim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afatin nga paragrafi (3) i këtij neni, afati nga paragrafi (3) i këtij neni vazhdohet edhe për 15 ditë të tjera. Nëse edhe brenda këtij afati, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk dorëzon mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv”.
“Gjithashtu, nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk jep mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të vërtetojë propozim për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’i propozojë Kuvendit që ta përsërisë shpalljen nga paragrafi (1) i këtij neni”, thonë nga ASH.
Sipas të mësipërmes, nga ASH shtojnë se, në bazë të nenit 64 të Ligjit për prokurorinë publike, është e nevojshme që pas marrjes së njoftimit nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për skadimin e mandatit të tij, Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut t`i dorëzojë Kuvendit propozim për shpalljen e emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë