ASH: Falë veprimeve të Qeverisë aktuale, Maqedonia mbetet njëjtë si në kohën e Gruevskit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House, në të cilin thuhet se Maqedonia e Veriut është grupin e vendeve me “regjim hibrid”.
Nga ASH thonë se raporti i Freedom House ka konfirmuar të gjitha vlerësimet dhe paralajmërimet e tyre.
“Gjatë 10 vjeçarit të fundit, RMV është në grupin e katër shteteve që kanë shënuar rënie nga demokraci të etabluara në regjime hibride, bashkë me Hungarinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në ndërkohë, disa shtete tjera të rajonit, siç është Republika e Kosovës, kanë shënuar përparim duke dalë nga grupi i vendeve autoritare dhe duke konsoliduar vlerat demokratike. Falë veprimeve të Qeverisë aktuale, vendi ynë mbetet në të njëjtën pozitë si në kohën e Nikolla Gruevskit, duke konfirmuar se Gruevizmi është gjallë edhe pse Gruevski nuk është tanimë këtu”.
“Kujtojmë se një muaj më parë, Freedom House në raportin për liritë në botë, kishte konstatuar se “Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe ka pasur mosndëshkim të gjerë për zyrtarët e korruptuar të qeverisë, duke përfshirë anëtarët e parlamentit dhe gjyqësorin”. Në raport gjithashtu thuhet se “gazetarët dhe aktivistët ende përballen me presion dhe frikësim”, ndërsa vlerësime negative vendi ka marrë edhe për procesin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve”.
“Tanimë është e qartë se si disa parti “fitojnë zgjedhjet”, përse kemi falje të kriminelëve dhe dënime për qytetarët e pafajshëm, ku shkojnë paratë e qytetarëve dhe sa lejohet fjala e lirë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kur vendi kategorizohet si regjim hibrid janë ndërruar dy parti në kampin maqedonas, por e përbashkëta e të gjitha qeverive me regjim hibrid mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim”, thonë nga ASH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri