LAJMI I FUNDIT:

ASH: BDI po shfrytëzon pandeminë Covid-19 si instrument për fushatë parazgjedhore

ASH: BDI po shfrytëzon pandeminë Covid-19 si instrument për fushatë parazgjedhore

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në se po shfrytëzon pandeminë Covid 19 si instrument për fushatë parazgjedhore.

“Nuk është hera e parë që zyrtarë të BDI-së si ato të nivelit lokal dhe qendror keqpërdorin situatën me pandeminë Covid 19 për interesa të tyre partiake.

Ministrat e BDI-së, siç ishte rasti i atij të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, promovoi masat ekonomike nga selia e BDI-së, duke promovuar projekte me paratë e taksapaguesve të këtij vendi. Të njëjtin veprim e bëri edhe zv. ministrja e financave Shyrete Elezi.


Këtë praktikë abuzuese, me shëndetin publik të qytetareve e praktikojnë edhe krerët e komunave që udhëhiqen nga BDI, shpesh herë duke përzgjedhur ose selinë e BDI-së ose prapaskenën e saj duke harruar se ata si kryetar komunash duhet të jenë në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo votuesve të tyre dhe militantëve partiak”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se kërkojnë nga Komisioni Antikorrupsion që sa më parë të reagojë për sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të BDI-së që pozitat e tyre institucionale i vënë në shërbim të rejtingjeve të tyre dhe në dispozicionin të përfitimit politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori