Nëpërmjet një njoftimi të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thuhet se “BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vet dhe të gjithë shqiptarët”.
“Zaev vet e vërtetoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahemtit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet”.
“Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit. Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, ashtu që kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju e bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni”, thonë nga ASH-AAA.
Ata rikujtojnë se Zaev dhe Mickoski u dorëzuan para një teme të vetme edhe atë problemit me shtetësisë, një proces që e nisi ASH-AAA.
“Fillimisht na lutën të ulemi, ndërsa së shpejti do të detyrohen edhe ta zgjidhin këtë problem, sepse ata e dinë që ne nuk janë të gjithë shqiptarët BDI dhe Ahmeti”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë