Koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, ka dalë me reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rikthyer orën policore prej nesër.
Ata thonë se ky vendim është jashtë çdo logjike, duke marrë parasysh se orari i lokaleve është deri ora 21:00.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të koalicionit ASH-AAA:
“Siç morëm vesh nga mediat, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme mori vendim që prej nesër, nga orës 22.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit, në gjithë territorin e RMV-së të fillojë ora policore, kjo me arsye të kufizimit të mundësisë për përhapje të virusit. Duke u nisur nga kjo, Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët gjykon se ky vendim është jashtë çdo logjike, duke e pasur parasysh se edhe deri tash lokalet dhe restorantet janë mbyllur në orën 21.00. Nëse masa e izolimit nuk është bërë në muajt tetor-dhjetor 2020, kur ishte arritur kulmi i shifrave të infektimeve dhe vdekjeve, kujt i vlen ky izolim tash dhe, aq më shumë, pas orës 22.00? Veç nëse është ndonjë plan për transportim të lirë të materieve të ndaluara, siç janë narkotikët që po “vidhen” shpesh nga depotë e MPB-së, sepse – në të kundërtën – edhe ashtu pas orës 21.00 shteti është gati në izolim të plotë”.
“Me sa duket, kjo qeveri edhe një herë po dëshmon se nuk ka një strategji të mirëfilltë në luftën kundër virusit Covid 19, andaj joseriozitetin e saj në sigurimin e vaksinës Covid 19 dëshiron ta mbulojë më tallje të re me qytetarët e vendit. Kështu, në vend të imunizimit të popullatës, qeveria vendosë ta bëjë izolimin e saj. Sidoqoftë, duke mos dashur të besojmë se ky vendim është uverturë në kufizimet e planifikuara për muajin e Ramazanit, Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët propozon që Qeveria të mos i pengojë besimtarët myslimanë nga iftaret familjare dhe ritet e tjera religjioze, që edhe ashtu deri tash janë zhvilluar nën respektimin e masave të parapara”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë