LAJMI I FUNDIT:

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

Nëpërmjet një njoftimit të koalicionit ASH-AAA kërkohet dorëheqja e Venko Filipçes dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasanit.

“Duke ndjekur tempon e vaksinimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut dhe duke e krahasuar atë me vendet europiane, madje edhe me ato të rajonit, nuk mund të mos jemi të shqetësuar me këtë që po ndodhë në vendin tonë. Ne po bëhemi vendi i parë më vdekshmëri në Europë, ndërsa i fundit për vaksinim”

Ata shtojnë se sipas një burimi të Bloomberg-ut, ku është paraqitur analiza e vaksinimit të deritanishëm të popullsisë për shtete, shihet qartë se me këtë tempo siç ka filluar, Maqedonia e Veriut ngec shumë pas vendeve të rajonit, madje kur llogaritet faza e kaluar dhe kjo që vijon, i bie se për imunizimin e plotë të popullatës në vendin tonë do të duhet të presim edhe 10 vjet të plota.


“Në anën tjetër, tragjikomedia vazhdon. Jo më shumë se para dhjetë ditëve, zëvendëskryeministri i vendit, Artan Grubi, në një emision krekosej se mund të sigurojë në çdo moment deri në 5 milionë vaksina, mbase duke mos e ditur se cili është kuptimi i saktë i atij numri. Sikur të mos ishte tragjedia, sepse çdo ditë po rritet numri i vdekjeve, deklaratat e eksponentëve të BDI-së do të ishin komedi”, thuhet në njoftimit ASH-AAA.

Duke mbetur në mëshirë të fatit, thonë nga ky koalicion, qytetarët kanë filluar ta bëjnë betejën me pandeminë Covid 19 kush si gjendet: dikush shkon në Serbi për vaksinim e dikush në Shqipëri dhe se kjo është arsyeja që ASH-AAA i mban përgjegjës drejtuesit e MSH-së, ministrin Filipçe dhe zëvendësin Hasani.

“Prandaj, dorëheqja do të ishte gjëja më e vogël që ata mund ta ofrojnë, që së paku moralisht të shpresojnë për shfajësim. Për fund po e përsërisim se neve si shtet na duhet një garanci se Maqedonia e Veriut do t’i sigurojë vaksinat për gjithë popullsinë, që një ditë e më parë të fillojë imunizimi i gjithë popullatës. Në të kundërtën, edhe pse nuk do kishim dashur të ndodhë një skenar i zi, por e ardhmja mund të jetë me dëme edhe më të mëdha njerëzore dhe materiale”, thuhet në fund të kumtesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori