“Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radoiçiq, ka ndodhur për dy arsye ka theksuar deputeti i LVV-së, Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekurt që ka emër, Albin Kurti”.
Në RTV Dukagjini Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radoiçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.
“Këta kanë bërë pazare me ta, kane qenë pjesë e pazareve edhe krimet që janë bërë kanë pasur lidhje. Shiqo Radojçiqi kujt i kontrbanduar mall, jo serbëve, po shqiptarëve këndej. Ka pasur shqiptarë që kanë qenë të lidhur me ta. Ne kemi filluar me fitu betejat me ta, këta s’kanë pasur betejë këta kanë pasur koalicion. Për më të tepër bashkësia ndërkombëtarëve e di sa presion e kemi pasur, edh opozita dilte e trojke mos gaboni me shku atje se a jeni duke na prish me ndërkombëtarët”.
“A e dini pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çuar policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbush me armatim dhe me ble armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet. Duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betejë policia është vegël e shtetit, po Albin Kurti i ka qëndrua mbrapa policisë, ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisjet edhe iu ka thënë shkoni deri në fund”, ka theksuar Basha.
Basha duke kritikuar qeverinë e mëhershme për mos punë në aspektin e sigurisë, por, se vetëm kanë shtruar asfalt, ka theksuar se “nuk të vyen asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë”.
Gjithashtu, ai prapë i ka akuzuar opozitën si bashkëpunëtorë të Radojçiqit.
“Çlirimi i veriut prej bandave kriminale të Radojçiqi, bashkëpunëtorëve të opozitës dikur ka ndodhur për shkak për dy arsye: përgatitja profesionale e policisë dhe armatimi i tyre si dhe vullneti i hekurt që ka emër, e ai quhet Albin Kurti”.
“Ne e kemi bërë mendje kështu, bën qytetarët me ec ka pak nëpër gropa, po shtërgu policinë dhe ushtrinë. Edhe tash qytetarët po e shohin rezultatin. Ushtria ka pasur 53 milionë euro buxhet kur e kemi marrë, tash i ka mbi 200 milionë euro. Tash e ki një ushtri të fortë, pasi nuk të nevojitet asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë… ”, ka thënë Basha, duke marrë një shembull se çka duhet të jetë prioritet, policia e ushtria apo shtrimi i asfaltit.
“Sikur baba te shtëpia e planifikon apo do fëmijëve me iu ble çanta e libra edhe e ka një armik, një kojshi hasëm e blen një allti edh e runë familjen, apo do me shtrua asfalt edhe me shtrua krejt kocka përpara. A po i kupton prioritet si zot shtëpia, nuk shtron asfalt ti me lënë fëmijë pa libra”, ka shtuar Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë