Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio thotë se dëshiron të qëndrojë.

Pa kontratë në qershor, spanjolli ndihmoi Los Blancos të luftonin nga 2-0 për të fituar ndeshjen e  Kupës së Mbretit ndaj Villarrealit në 3-2.


"Po, ne jemi shumë të lumtur. Pjesa e parë na ka kushtuar pak. Në dhomat e zhveshjes folëm se si mund të ktheheshim dhe të hiqnim karakterin tonë”, ka deklaruar Asensio pas ndeshjes.

Marco Asensio 3

"Në fund mendoj se duhet të korrigjojmë negativen, por edhe të ruajmë pozitiven. Jemi në raundin tjetër, gjë që është e rëndësishme".

Për të ardhmen e tij, Asensio shtoi: “Dua të rinovoj, por nuk varet vetëm nga unë (qesh)”.

Real Madridi e di se mund ta shesë spanjollin në këtë afat kalimtar, por që mbetet të vendosin nëse e duan apo jo. /Telegrafi/

telegrafi sport app