LAJMI I FUNDIT:

Asani humb stërvitjen e së dielës, stafi teknik po vlerëson situatën e tij

Asani humb stërvitjen e së dielës, stafi teknik po vlerëson situatën e tij

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg derisa tanimë kanë nisur stërvitjet për këtë duel shumë të rëndësishëm.

Ditën e diel, Sylvinho ka ndarë skuadrën në dy grupe me lojtarët që kanë luajtur dhe ata që nuk kanë luajtur.


Nuk ka kohë për tu humbur, Shqipëria i kthehet stërvitjeve për ndeshjen me Kroacinë
Lexo po ashtu Nuk ka kohë për tu humbur, Shqipëria i kthehet stërvitjeve për ndeshjen me Kroacinë

Jasir Asani, si pasojë e goditjes që ka marrë në kavilje në rastin e golit të Barelës, ka ndjerë dhimbje dhe për të mos rrezikuar, stafi i përfaqësueses e ka lënë pushim sulmuesin anësor në stërvitjen e sotme e cila ishte vetëm altetike për të gjithë lojtarët që luajtën titullarë.

Gjendja e futbollistit do të vlerësohet në ditët në vijim, edhe pse raportohet se nuk është asgjë shqetësuese.

Asani është një nga lojtarët e paprekshëm të Sylvinhos, i cili i besoi anësorit edhe pse ai kishte luajtur pak minuta me klubin e tij gjatë këtij viti.

Asani luajti 68 minuta në ndeshjen ndaj Italisë, duke regjistruar 22 prekje të topit, me 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara, 0 nga 3 driblime të realizuara dhe vetëm 1 nga 8 duelet e fituara sipas të dhënave të Sofa Score. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Kalo në kategori