LAJMI I FUNDIT:

Asamblistja e LVV-së në Dragash kalon në LDK, zhbllokohet zgjedhja e nënkryetarit për komunitete

Asamblistja e LVV-së në Dragash kalon në LDK, zhbllokohet zgjedhja e nënkryetarit për komunitete

Është zgjedhur nënkryetari për komunitete në Komunën e Dragashit.

Pas disa tentativave të pasuksesshme, Kuvendi Komunal në Dragash ka arritur të zgjedh nënkryetarin për komunitete.

Kjo u arrit pasi asamblistja e LVV-së, Pajtesa Berisha mori pjesë në votim dhe votoi propozimin e shumicës.


Asambistja e LVV-së po ashtu u konfirmua se tashmë ka kaluar në LDK, përcjell Telegrafi.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, Uran Halimi që është pjesë e LVV-së ka kërkuar shpjegim nga asamblistja Berisha për këtë vendim, por që e njëjta nuk i është përgjigjur publikisht.

Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP, është zgjedhur nënkryetar për komunitete në komunën e Dragashit.

Haliloviç ka marrë 5 vota pro dhe 2 abstenime nga anëtarët e komuniteteve në Kuvendin Komunal të Dragashit.

Pro zgjedhjes së tij votuan asamblistët e LDK-së, asamblistët e VAKAT-it,  ata të JGP-së si dhe asamblisti i AAK-së Agron Gashi dhe asamblistja e deritanishme e LVV-së, Pajtesa Berisha.

Kundër zgjedhjes së tij ishin asamblistët e Vetëvendosjes ndërsa ata të PDK-së abstenuan së bashku me asamblistin e Pokret Za Gora./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori