LAJMI I FUNDIT:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përshëndet progresin në Maqedoninë e Veriut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përshëndet progresin në Maqedoninë e Veriut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë pesë sfera që do të vazhdojë t’i vlerësojë në raportin e radhës.

Në rezolutën e miratuar mbrëmë vonë në bazë të raportit të Liz Kristofersen dhe Aleksandar Pocije, APKE i përshëndeti hapat e ndërmarrë, pas periudhës dyvjeçare në tranzicion, për ta “normalizuar” situatën në vend dhe për t’i respektuar standardet e Këshillit të Evropës. Parlamentarët e 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës gjithashtu, e përshëndetën, siç thanë, përmirësimin e “jashtëzakonshëm” në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me fqinjët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ata theksuan se ligjet e sjella para ca kohësh duhet të zbatohen në tërësi me qëllim që institucionet shtetërore të jenë më të qëndrueshme, që të përforcohet pavarësia e gjykatave dhe të konsolidohet qeverisja e së drejtës.


Kuvendi vendosi ta vazhdojë dialogun postmonitorues dhe theksoi se raporti i tij i radhës do ta vlerësojë progresin e arritur në konsolidimin e funksionimit të institucioneve demokratike, përforcimin e pavarësisë në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, përforcimin e kornizave zgjedhore dhe zbatimin e politikave inkluzive për mbrojtjen e të drejtave të pakicave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori