As Calleri nuk shkon te Interi
Sulmuesi është i lidhur me klubin që tashmë mbanë vendin e tretë në Serie A, Interin, por këta të fundit do të kërkonin huazimin e tij te Bologna.
“Jonathan do të shkojë te Deportivo Maldonado, ne kemi marrëveshje”, ka thënë babai i lojtarit për Calciomercato.
“Na pëlqen Italia. Ne do të kërkojmë një klub ku ai mund të luajë. Palermo janë të interesuar dhe një klub si ky do të ishte perfekt për djaloshin”.
“Sipas opinionit tim, Inter nuk ka shfaqur interes për Jonathanin. Marrëveshje me ta nuk do të ketë, prandaj edhe Bologna u tërhoq”, ka thënë Guillermo Calleri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































