“Jam arvanit dhe flas arvanitika”, kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve” për historinë e arvanitasve në Greqi. Në këto studime evidentohet se në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte ajo e arvanitasve, ose siç e quanin ata, arbërisht.
Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin. Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836. Ja se ç’shkruan ai konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: ‘arbërisht’, ku ishte e njohur gjerësisht si arvanitëshe”.
Në vijim artikullshkruesi krahason fshatrat grekë dhe ato arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje deri në shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë ishte arbërishtja.
Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis për arvanitët e Salaminës, kur me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika)”. Këta vendas thoshin se gjuha është e “tatërve (etërve) tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike – Gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre