Artisti i shumëpëlqyer nga bota e modës përshtat kryeveprat klasike me gjeneratën e Instagramit

Artisti dixhital Hey Reilly i ka dhënë një pamje të re veprave tradicionale të Van Gogh, Botticelli dhe Da Vinci, duke i përshtatur ato plotësisht me gjeneratën dixhitale. Duke përdorur Galaxy Note 10+, ky stilist dhe ilustrues i modës ka krijuar një koleksion dixhital të kryeveprave të quajtur Mobile Masterpieces. Përshtatur me audiencën e Shekullit 21, ky koleksion sjell në jetë shumë vepra arti evropiane, duke përfshirë “Vajzën me Vath Perle” të Veemerit.
Kjo është hera e parë që Hey Reilly përdor një smartphone për të krijuar dhe shkëmbyer veprat e tij të kultit. Për të ndarë kryeveprat e tij me publikun e gjerë, Reilly përdor rrjetet sociale si një galeri që frymëzon adhuruesit dhe i inkurajon ata të mendojnë, si për vetë artin ashtu edhe për mjetet krijuese që disponojnë në majë të gishtave. Samsung Galaxy Note 10+ u përdor në të gjithë procesin krijues – nga gjetja e frymëzimit, fotografimi deri tek editimi dhe ndarja e veprave të përfunduara të artit. Gjithashtu, të gjitha përfitimet e këtij smartphone, të tilla si S Pen, kamera premium, funksioni AR Doodle, softueri profesional për editimin e videove, bateria e fuqishme dhe deri në 1TB memorie të brendshme, janë kombinuar mrekullisht në këtë proces.
Rrjetet sociale po lançojnë mënyra të reja të krijimit, shkëmbimit dhe konsumimit të artit. Fakti që hashtag-u #art në Instagram është përdorur më shumë se 334 milion herë në 2019 tregon që ky rrjet social është i preferuari mes artdashësve në të gjithë botën. Rreth 80% e koleksionistëve të veprave të artit përdorin Instagram-in për të zbuluar artistë të rinj, ndërsa 75% gjejnë vepra që duan të blejnë në këtë rrjet social.
Kryeveprat dixhitale të artistit përfshijnë: Portretin Selfie, The Pug Toad Lady, Mona Lizën, Vajzën me Hundën e Kuqe dhe Venerën. Të gjitha veprat tani mund të shkarkohen nga komuniteti online Samsung Galaxy PENUP.
Portreti Selfie
Duke përdorur saktësinë e papërsëritshëm të S Pen, si dhe funksionet Air Actions, Hey Reilly kombinoi selfie-n e tij me imazhin kult të post-impresionistit të famshëm. Me AR Doodle, realiteti i shtuar tani mund të skicohet drejtpërdrejt në imazh, duke e shndërruar atë në një imazh lëvizës.
Zonjusha me Erminë/Qenin Pug
Për të përkujtuar 500-vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vincit, Hey Reilly ringjalli Damën Hermelina, versioni origjinal i së cilës është në Galerinë Kombëtare në Krakow, duke përdorur Portrait Motion. Ai e ktheu një pjesë të kësaj pjese në një pug, qen rrace i njohur për besnikërinë ndaj të zotit.
Një buzëqeshje marramendëse
Vepra artistike më e fotografuar e shekullit 21 ka pësuar një transformim falë funksioneve të përparuara të S Pen.
Vajza me Hundë të Kuqe
Shprehja e njohur dhe misterioze e fytyrës së personazhit në veprën e famshme të artit është “sjellë në jetë” duke përdorur veçoritë multumedia të editimit të videos së Note 10+.
Venera
Hey Reilly i dha kësaj perëndeshe të dashurisë dhe bukurisë një pamje ironike dhe moderne, duke përdorur S Pen dhe opsionin Lasso për prerjen dhe realizimin e kolazheve.
“Profili im në Instagram është si një galeri – një hapësirë plot energji pozitive në të cilën ndaj punën time si artist, designer dhe stilist grafik. Kjo do të thotë që vazhdimisht më duhet të adaptoj dhe zhvilloj veprat e mia, procesin krijues dhe frymëzimin, në mënyrë që të vazhdoj të krijoj përmbajtje të jashtëzakonshme. Note10 + më çliroi nga monitori e mausi dhe më ndihmoi ta çoja tërë procesin në një nivel më të lartë. Humori ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e artit tim dhe nëse kjo seri veprash bën dikë për të qeshur, të paktën për disa sekonda, do të jem shumë i lumtur,” thekson Hey Reilly.
“Galaxy Note është zgjedhja e preferuar e konsumatorit sepse kombinon veçoritë e fuqishme të performancës dhe produktivitetit me karakteristika unike që stimulojnë kreativitetin dhe inovacionin. Ky kombinim zgjeron aftësitë e pajisjes së re Note10+, duke u mundësuar përdoruesve të krijojnë dhe t’i ndajnë krijimet e tyre – kudo që të jenë,” tha Pavle Zobundzija, Drejtor i Telekomunikacionit në Samsung Electronics në rajonin e Adriatikut.
Për më shumë informacione rreth projektit, vizitoni https://www.samsung.com/al/explore/samsung-within/innovation/mobile-masterpieces-by-hey-reilly/
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe është modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Hey Reilly
Hey Reilly është një nga artistët dixhital më të ndjekur në Instagram, i njohur për krijimin e imazheve që pasqyrojnë sensin e tij delikat të shkrirjes së modës dhe artit. Artisti, i cili është plotësisht anonim në profilin e tij, kultivon një stil të veçantë që kërkon të modelojë kulturën pop, duke i shtrirë kufijtë e saj në fushën e artit grafik. Puna e tij konsiston në elemente vektoriale të vizatuara me dorë dhe të kombinuara me ngjyra të gjalla, kolazhe dixhitale, fotografi ekzistuese të përpunuara, motive pop, personazhe vizatimorë dhe elemente të kulturës së rrugës në Londër. Punimet e Hey Reilly janë paraqitur në fushata të shumë brandeve të famshme si Moncler, Calvin Klein, Marc Jacobs, Nike, LOVE Magazine, Vogue Italy dhe BIMBA Y LOLA. Marka e tij e modës është paraqitur në Dover Street Market, dhe mund të gjendet në dyqane si Selfridges, Harvey Nichols dhe Lane Crawford. Me mbi 145,000 ndjekës në Instagram, Reilly është njohur në rrethet e modës dhe artit në Amerikë dhe Evropë si artist që krijon vepra të jashtëzakonshme dhe provokuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Meta shkarkon rreth 20 punonjës të cilët zbuluan “informacione konfidenciale jashtë kompanisë”

Adobe Photoshop ka arritur në iPhone – së shpejti në Android

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane – nuk është aspak i lirë

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt
Samsung Galaxy S20 Ultra ka më shumë RAM sesa një kompjuter

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet