LAJMI I FUNDIT:

Artisti që e portretizoi administratën e Trumpit si “Kabinetin e tmerreve”

Artisti që e portretizoi administratën e Trumpit si “Kabinetin e tmerreve”

Robbie Conal është i njohur për krijimtarinë e tij që ngacmon politikanët amerikanë dhe kësaj radhe ai është fokusuar në administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në ciklin e tij ka përfshirë personelin që nga zëvendëspresidenti Mike Pence, e deri tek këshilltarët Steve Bannon dhe Kellyanne Conway.

Ekspozita e titulluar “Kabineti i tmerreve” shfaq edhe veprat që artisti 74-vjeçar ka punuar nëpër rrugët e Los Anxhelosit, shkruan Euronews.


Artdashësja 68-vjeçare nga qyteti Los Anxhelosi, Carole Patchett, ka thënë: “E gjithë puna e tij shfaq djallëzinë prapa maskave të holla që veshin njerëzit”.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 8 dhjetor të këtij vitit në galerinë “Track 16” në Los Anxhelos dhe pastaj do të shfaqet edhe në Uashington të Shteteve të Bashkuara. /Klan Kosova/