Artisti italian, Gino Paoli e kishte thënë pak më parë: Sanremo është një çmendinë. Çdo gjë mund të ndodhë. Dhe gjithçka ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar gjatë finales së festivalit.
Këngëtari i “Made in Italy”, Rosa Chemical përfshiu reperin e njohur italian, Fedez në performancën e tij.
Pasi i bëri ‘twerk’ në prehrin e reperit që ishte ulur në rreshtin e parë, më pas e tërhoqi zvarrë në skenë duke e marrë nga rreshti i parë i publikut.
Fedez shfaqet shumë i habitur. Duart e Chemical përkëdhelin në fytyrën dhe gjoksin e reperit milanez. Dhe në fund dyshja u puthën në buzë, më pas të dy përqafohen dhe Federiko ulet sërish në mes të turmës, dukshëm i zënë në befasi.
E gjithë kjo ndodh nën sytë e Chiara Ferragni, bashkëshortja e reperit Fedez, e cila tha se ka mbetur pa fjalë nga kjo ndodhi kur u ngjit në skenën e festivalit.
Megjithatë, në fund të mbrëmjes çmimin kryesor e rrëmbeu Marco Mengoni me këngën “Due Vite”. /Telegrafi/