Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Artistja tashmë e ndjerë, la prapa një karrierë të pasur me këngë që kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.


Të pikëlluar nga ky lajm kanë ngelur mbarë qytetarët e Kosovës, në veçanti artdashësit.

Emra të njohur nga estrada shqiptare kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e artistes së madhe.