Site icon Telegrafi

Arthur mund të jetë kyç në ofertën e Juventusit për Zaniolon

Juventusi është seriozisht i interesuar të blejë Nicolo Zaniolo këtë verë dhe mesfushori Arthur Melo mund të jetë kyç në bisedimet me Romën.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit italian me Giallorossët skadon në vitin 2024 dhe deri më tani nuk është rënë dakord për rinovim, me një ndryshim në mendime për pagën e tij të re të mundshme.

Dy klubet e mëdha, Juventusi dhe Milani janë të prirur ta marrin atë këtë verë dhe të dy do të duhet të përfshijnë një lojtar në marrëveshje për të ulur tarifën prej 60 milionë euro të kërkuar nga Roma.

Lexo po ashtu Zaniolo flet për të ardhmen, interesimin nga Milani e Juventusi, si dhe Ibrahimovicin e Mourinhon

Sipas gazetës Tuttosport, Jose Mourinho është një tifoz i madh i Arthurit dhe Roma ka filluar të konsiderojë marrjen e lojtarit për t’iu bashkuar nënshkrimit të ri Nemanja Matic në mesfushë.

Juventusi tani po mendon të dërgojë një ofertë ku përfshihet mesfushori brazilian plus para për Zaniolon, edhe pse tashmë ka një pengesë.

Paga e 25-vjeçarit është shumë e lartë për Giallorossë dhe bisedimet aktualisht janë duke vazhduar për të parë nëse mund të gjendet një kompromis. /Telegrafi/

 

Exit mobile version