Arta Nitaj vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen provokuese në një pjesë tjetër të klipit të Butrint Imerit

Artisti i popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri, prej disa ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, ai bëri të ditur së është në përgatitje të një kënge të quajtur, “Phantom”.
Megjithatë, në klipin e tij gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer modelja nga Peja, Arta Nitaj.

Imeri ndërkohë pak më parë solli edhe një pjesë tjetër nga klipi, i cili pritet të publikohet nesër në orën 20:00.

Në këtë fragment të shkurtër, Arta shfaqet tejet provokuese në të zeza duke shkuar në drejtim të krijuesit të hitit “Alea”.
Për më shumë, presim të shohim nesër (e martë) se çfarë ka përgatitur Butrinti për admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































