Bukuroshja Arta Nitaj është duke shijuar pushime të shumta këtë verë.

Ajo ka qenë në disa lokacione të ndryshme si: Spanjë, Itali, e së fundmi ka bërë një ndalesë edhe në Greqi.


Më saktësisht, ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka zgjedhur qytetin e Santorinit, që njihet si një ndër destinacionet më luksoze greke.

ARTA3

E shquar për aktivitetin e saj në rrjetin social Instagram, Arta u kujdes që të ndajë për ndjekësit e saj disa fotografi atraktive në bikini.

Fillimisht ajo publikoi një ‘selfie’ në InstaStory, duke shfaqur trupin e saj të tonifikuar dhe ngjyrën e përsosur të trupit, të marrë nga dielli.

ARTA4

Më pas, e njëjta ndau me fansat një tjetër fotografi, ku pozonte me bikini të bardha pranë një pishine, me qytetin ishujt e tjerë të Santorinit në prapavijë.

arta7 Foto: Arta Nitaj/Instagram

Nitaj theksoi linjat e saj të përsosura të trupit, të cilat vijnë si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të saj në palestër. /Telegrafi/