Site icon Telegrafi

Arta Nitaj duket provokuese në fustan të zi dhe dekoltenë e hapur

Arta Nitaj është padyshim një prej emrave më të komentuar në showbizz-in vendor.

Bukuroshja nga Peja merr vëmendje me pothuajse secilën paraqitje dhe njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory për admiruesit e saj të shumtë në llogarinë personale të Instagramit ndërsa dukej në super formë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta ka pozuar përpara një pasqyre teksa duket elegante e veshur me një fustan të zi saten i cili ia theksonte dekoltenë e hapur.

Për një dukje edhe më glamuroze, Nitaj përshtati me veshjen edhe makijazh të theksuar ndërsa mbante një palë vathë të rrumbullakët me gurë të bardhë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta dukej si çdo herë e mahnitshme duke theksuar fizikun e tonifikuar për të cilin përfolët çdo herë.

Ndryshe, 26-vjeçarja pak kohë më parë bë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”, por rrugëtimi i saj ishte i shkurtër pasi u eliminua që në javët e para. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

 

Exit mobile version