LAJMI I FUNDIT:

Arta fiton zemrat e zviceranëve, me vullnetin e saj për jetë

Arta fiton zemrat e zviceranëve, me vullnetin e saj për jetë

Arta Shabani, vajza 16-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e cila ia ka shkatërruar mushkëritë, vazhdon të sfidojë me guxim e optimizëm sëmundjen e saj. Çështja se a do të jetojë Arta apo do t`i dorëzohet sëmundjes, varet nga gjetja e një mushkërie të përshtatshme e cila do t`i transplantohej asaj. Por, ajo tashmë është në garë me kohën: katër mushkëri që i janë ofruar, pasi janë testuar nga mjekët specialistë, kanë rezultuar të papërshtatshme për të.

Lufta për jetë o vdekje po vazhdon dhe Arta duket mjaftueshëm e fortë për ta përballuar. Babai i Artës, Burim Shabani nga Komuna e Vitisë, thotë për albinfo.ch se familjarët janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar ajo. Por, duket se jo çdo gjë varet nga vullneti i tyre.

Një shkrim që e pati publikuar blick.ch para pak ditësh dhe të cilin e ka transmetuar edhe albinfo.ch, ka bërë që me rastin e Artës të sensibilizohet një numër shumë i madh i zviceranëve dhe të tjerëve. Nga rreth 23 mijë ndjekës që ajo i kishte në rrjetin social instagram, për dy-tri ditë janë bërë 30 mijë sish dhe ngritja e numrit vazhdon. Ndërsa, videoja e saj tashmë është klikuar mbi 50 mijë herë. Artës i vijnë vazhdimisht mesazhe trimëruese të njerëzve të cilët krahas dhembjes për gjendjen e saj, shprehin edhe mahnitjen me vullnetin për jetë dhe vitalitetin që tregon vajza shqiptare.


Së fundi, Arta është bërë edhe një lloj ambasadoreje joformale e fushatës për sensibilizimin e njerëzve me dhurimin vullnetar të organeve, Swisstransplant. Ajo, duke iu drejtuar publikut, me shkrim dhe me zë e figurë, trimëron ata që ende janë në mëdyshje nëse do të japin ose jo organet e tyre për transplantim.

Shefi i Swisstranmsplant-it, Franz Immer thotë se, vetëm në tri ditët e fundit, si rezultat i sensibilizimit të publikut me rastin e Artës, njerëzit kanë porositur 8,000 libreza të reja për t`u bërë dhurues të organeve.

“Natyrisht, ne i trajtojmë të gjithë pacientët njësoj. Por mua më prek gjitheshi kur shoh se sa shumë njerëz luftojnë për jetën e një të riu, sikur në këtë rast, për jetën e Artës”, thotë Immer.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori