Teksa është duke u paraqitur në programet e ndryshme festive, këngëtarja Arta Bajrami po tregohet mjaft aktive për fansat e saj.

Ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografik për fundvit, në studion e fotografit Fidan Mehmeti.


Në disa prej fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Bajrami është shfaqur mjaft provokuese, në një fustan të gjatë ngjyrë bronzi me shkëlqim.

iamartabajrami 130498230 222591409314635 4801827707326827174 n

Me një pjesë të hapur në pjesët anësore të saj, Arta vuri në pah tatuazhin e realizuar në këmbën e saj të majtë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

iamartabajrami 130937872 3547919791955017 443825349207022355 n

Arta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, teksa duket se ka përgatitur plot befasi për fansat edhe gjatë fundvitit. /Telegrafi/

iamartabajrami 131520792 683792289002642 8653830062741818408 n