Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë e dashur nga fansat e muzikës së saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa në të shumtën e rasteve së fundmit ndan me ta hitet e saj të vjetra të kënduara ndër vite.


Mirëpo nuk mungojnë edhe fotografitë nga përditshmëria, në të cilat ajo shfaqet gjithnjë atraktive dhe tërheqëse.

Arta 2

Së fundmi, Bajrami ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, teksa vë në pah linjat.

Një palë syze dielli dhe ngjyra e kuqe e flokëve të saj kompletojnë dukjen e këngëtares, e cila arriti që me këto imazhe të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

Arta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projekte të reja gjatë verës, dhe do të jetë më aktive me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/