Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.

Përkundër viteve dhe karrierës afatgjatë, ajo vazhdon të jetë një trend dhe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për muzikën e saj.


E njohur për diskografinë e saj gjigante, Arta duket se është sërish gati që t'i befasojë fansat me një album të ri.

unknown 320384899 141018298742872 9070361287686514219 n

Këtë e konfirmoi vet ajo në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, duke theksuar se për realizimin e albumit ka zgjedhur bashkëpunëtorë të ndryshëm.

"Jam duke punuar në albumin tim të ri me këngë të reja në studion 'Arbasound'. Ndërsa sa i përket teksteve po bashkëpunoj me emra si: Mithat Sadiku, Endrit Mumajesi, Ellinel, e disa të tjerë", tha Arta Bajrami për Telegrafin.

unknown 320608020 890624458783399 2135350366954666107 n

E njëjta potencoi se albumi është në realizim e sipër dhe se pritet që shumë shpejt të jetë gati në duart e publikut.

"Albumi është në proces e sipër. Këto ditë kam realizuar edhe një set fotografik me fotografin Erijon Vllahiu, në stilin 'old school', 'street style' dhe hip-hop, e me ç'rast kjo mund pak a shumë t'ju jap edhe ide se çfarë mund të pritet në albumin tim të ardhshëm", tha tutje këngëtarja Bajrami për Telegrafin.

Arta përndryshe njihet si këngëtare e albumeve pasi ka plot të tilla në sirtarin e saj, të cilat mbajnë vulën e producentit Don Arbas, i cili njëherësh është edhe vëllai i saj dhe njihet si kompozitor i cili ka bashkëpunuar me një mal emrash të suksesshëm të estradës. /Telegrafi/

unknown 320258724 695482165278623 6194908042129739087 n

unknown 320290125 151102401041406 6279087971604450980 n

unknown 320221547 1126984214685541 10461360774156777 n

unknown 321050715 717339586675602 7023871926069838450 n 1