Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë së fundmi një ndryshim drastik në dukje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim më parë.


Këngëtarja e shumë hiteve ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku edhe ka vënë në pah këtë ndryshim.

iamartabajrami 201800619 2938745293050397 2550355755765679179 n

“Unë asnjëherë nuk mundohem të bëhem diçka që nuk jam ose të bëhem fallco ?! Asnjëherë ! Jam kjo e Arta”, ka shkruar Bajrami në mbishkrimin e një prej fotografive.

Këngëtarja ka realizuar një pozë mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të zi, kombinuar me një bluzë me vija, ndërsa endej rrugëve të një pre lagjeve private të kryeqytetit.

iamartabajrami 202507579 172560001507561 5613985524308920210 n

Ajo ka eksperimentuar shumë herë me ngjyrën e flokëve, por që e kuqja duket të jetë pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Gjatë muajve në vazhdim, Arta pritet të sjellë një këngë të re për fansat e saj. /Telegrafi/