Gjykata e Apelit ka vendosur sot që ta shfajësojë Enver Hasanin, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, nga akuza për “mashtrim në detyrë” për çka u dënua vitin e kaluar.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, një kopje të të cilit e ka KosovaPress, Hasani është shfajësuar duke u bazuar në mungesë të provave dhe mbi bazën e deklaratës së rektorit aktual të UP-së, asokohe prorektor për financa, Marjan Dema. Ky ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Hasanit dhe të akuzuarve të tjerë, ish shefit të prokurimit në UP, Hakif Veliu dhe ish drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi.
Vlerësimin e saj, Gjykata e Apelit e ka bazuar në ankesat e mbrojtësve të Hasanit dhe të tjerëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të tetorit të vitit të kaluar kur të tre të akuzuarit shpallen fajtorë.
“Përkitazi me ketë bazë ankimore i akuzuari Enver Hasani dhe mbrojtësi i tij i kontestojnë konkludimet e gjykatës ne bazë të provave të administruara. Kështu, sipas mbrojtësit të të akuzuarit gjykata e shkallës së parë konkludimin e saj përkitazi me përgjegjësinë penale të të akuzuarit Enver Hasani e mbështet në dëshminë e dëshmitarit Jorgji Qirijako dhe Marian Dema”, thuhet në vendimin e Apelit, që thotë se nuk ka prova që dëshmojnë fajësinë e Hasanit.
Sa i përket dëshmisë së rektorit aktual të UP-së Marjan Dema, Apelit thotë se dëshmia e tij është “skajshmërish e papranueshme”.
“Kjo vetëm për faktin se dëshmia e tij e dhëne ne hetime është diametralisht e kundërt me atë te dhënë në shqyrtimin gjyqësor, por edhe për faktin se nuk ka ofruar asnjë prove për t’i argumentuar te thënat e tij. Ne fakt ne hetime me asnjë fjalë nuk e inkriminon te akuzuarin Enver Hasani kurse ne shqyrtimin gjyqësor i paraqitur vullnetarisht ne emër të drejtësisë për të dëshmuar përkundër faktit se ne atë kohë ishte Prorektor i Financave”.
Më tej Apeli citon deklaratën e Demajt ku ai thotë se “Kontrata e lidhur ne mes ISN dhe UP ka qene e iniciuar, mbikëqyrur dhe percjellur strikt nga Enver Hasani andaj nuk kam lidhje me kontratën sepse kontratat i bën zyra e Prokurimit”.
“Për ndryshimin e kontratës nuk e ka ditur askush dhe as bordi i Universitetit, ndërsa vet kishte kuptuar ne vjeshtën e me vonshme të atij viti kur Enveri e kishte ftuar atë dhe Hakifin ne kafe ne “Germi”. Ne ketë takim kishte kuptuar për ekzistencën e kësaj kontrate të cilën asnjëherë nuk e ka parë, kurse kur kishte shkuar Enveri ne tualet i kishte thënë Hakifit ‘se nuk ke berë mirë qe e ke bërë ketë veprim’, sepse Hakifi nuk i ka njohur ata të ISN. Sot kam ardhur me ndihmuar të drejtën, ne atë kohë kam mëndu ashtu por tani e di mirë se si ka punuar si loti. Nga kjo distancë kohore un vij ne përfundim se Enver Hasani ka mundur ti kryejë gjerat prapa shpinës sime dhe është e vërtetë se publikisht nuk mu ka përzier”, thuhet në vendimin e Apelit.
Më tej thuhet se ky dëshmitar, pra rektori Dema, është paraqitur ne gjykate për të dëshmuar ne emër të drejtësisë “atëherë parashtrohet pyetja pse asnjëherë me parë nuk i theksoj këto fakt”.
“Kur kihet parasysh fakti se ai pos ne hetime është dëgjuar edhe ne polici ne cilësi të dëshmitarit. Si është e mundur që një person i kalibrit të tij te marrë pjesë ne bisedime ku behet fjalë për një inicim të kundërligjshëm të procedurës se prokurimit dhe të mos e ndaloj atë veprim aq me tepër kur ishte Prorektor i Financave, dhe pse nuk e lajmëroj rastin ne polici ne kohen kur kishte kuptuar se ishte ndryshuar kontrata”.
Enver Hasani, ishte dënuar në tetorin e vitit të kaluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë si fajtor për mashtrimin në detyrë. 1 vjet burg me kusht ishte dënimi për Hasanin. Ndërsa fajtor bashkë me të ishin shpallur edhe dy të akuzuarit e tjerë, drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në UP Albert Rakipi si dhe shefi i prokurimit në UP, Hakif Veliu
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së dhe Veliu si shef i prokurimit si dhe Rakipi si drejtor i Institutit, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkëkryerje.
Pretendimet e Prokurorisë të cilat shkalla e parë e gjykatës i vërtetoi kishin të bënin me realizimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevoja të Universitetit të Prishtinës. Veliu dhe Rakipi ishin dënuar me nga një vit burg. Apeli ka shfajësuar Hasanin, por jo edhe Veliun dhe Rakipin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025