LAJMI I FUNDIT:

Arsyetimi banal i shoferit që zuri dy vende parkingu (Foto)

Arsyetimi banal i shoferit që zuri dy vende parkingu (Foto)

Luke Varley e kishte ndalur veturën e tij, në dy vende parkimi që ndodhen pranë një qendre tregtare në Doncaster të Anglisë.

Për këtë arsye, fotografia ku shfaqet Astra GTR VXR sipër vijës ndarëse, ka bërë xhiro në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Por, 24-vjeçari është arsyetuar, duke thënë se i zë dy vende nga frika se dikush mund t’ia gërvishtë makinën.


“Sapo e kam blerë për afro 20 mijë euro këtë veturë dhe nuk dua të kem asnjë gërvishtje. Nuk brengosem për talljet në internet, thjesht e dua makinën të re”, ka thënë Varley lidhur me rastin.

Mirëpo, në komente ai është kritikuar rëndë, sepse me këtë veprim po ia zë vendin të tjerëve.

“Sikur të gjithë të vepronin kështu, atëherë mbetet të parkohet në mes të rrugës”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/